Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE ka ironizuar me partinë opozitare LSDM, për rezultatin e zgjedhjeve lokale.
VMRO-DPMNE pyeti këtë mëngjes se me çfarë do ta krahasojë LSDM dështimin e saj zgjedhor.
“Sot është një ditë e re për Maqedoninë, një ditë kur publiku është duke pritur – me atë që LSDM do ta krahasojë suksesin e saj zgjedhor. Ndoshta me vitin 1993 në Maqedoni, ose me ndonjë vend afrikan dhe përvojat e tyre”, thuhet në deklaratë.


