Kandidati i LSDM-së për kryetar të komunës së Aerodromit, Aleksandar Trajanovski premton zhvillimin e lagjes Lisiçe, madje me një plan të ri urbanistik. Paralajmëron rinovimin e rekuizitave për fëmijë në shkollën fillore “Goce Dellçev”. Ofron zgjidhje efikase për deponitë e egra ndërsa do të vendosen edhe shporta publike për mbeturina. Premton pistë për biçikleta nga Lisiçja e Epërme deri te e Poshtmja.
“Në lagjen e Lisiçes do të angazhohem për revizionin e planit urbanistik e cila me formën momentale nuk është në përputhje me jetën humane. Me fshirjen e ndërtesave shumë katëshe të cilat prishin ekuilibrin dhe kapacitetin infrastrukturor të lagjes. Do të bëjmë rikonstruim të tërësishëm të objektit “Bleta 1”, çerdhes “Mollëkuqja” si dhe rregullimin holtikulturor të hapësirave të pa shfrytëzueshme. Fokus të veçantë do të vendosim në kujdesin për gjelbërimin, pajisjen urbane, higjienën dhe sigurinë e qytetarëve si dhe subvencionimin e sistemeve ekologjike për ngrohjen e shtëpive në drejtim të një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm. Në Lisiçen e epërme në pjesën e Todorçe Angov dhe Gjorgje Kapçev do të bëjmë PDU të ri i cili do të mundësojmë zhvillim të rregullt me rikonstruimin e rrugëve dytësore dhe vendosjen e kanalizimit atmosferik”, tha Aleksandar Trajanovski – Kandidat i LSDM-së për kryetar të Aerodromit. /Alsat.mk


