Banorët e Çashkës sot kanë edhe një herë arsye për të festuar, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme ka refuzuar ankesat e koalicionit VMRO-DPMNE lidhur me votimet në komunën e Çashkës. Bëhet fjalë për refuzimin e ankesës për parregullsi zgjedhore në vendvotimin 2028 në Mellnicë të Çashkës, për venvotimet 2205/1 dhe 2205 në Jabollçishtë të Epërme dhe vendvotimin 2204 në Jabollçishtë të Poshtme.
Suat Shaqiri është emri i ri, që ka thyer çdo tabu, pasi është shqiptari i parë që do të udhëheq komunën e Çashkës. Nga ana tjetër, ankesat e koalicionit të LSDM-së, përfaqësuesja e koalicionit i tërhoqi të njëjtat në momentin që u mbajt seanca.
Gjatë seancës nuk munguan as debatet mes anëtarëve të Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve dhe përfaqësuesve politik. Anëtarja Ditmire Shehu, tha se përfaqësuesit që kanë qenë prezentë në ato zgjedhje, të gjithë kanë nënshkruar se procesi ka qenë në rregull, ndërsa vërejtet kanë filluar pas mesnate.
DITMIRE SHEHU, ANTARE E KSHZ-SË
“Mendoj se ky kundërshtim është pa bazë dhe duhet njëherë e përgjithmonë ne si institucion i vetëm, të cilët orgnaizojmë zgjedhje, të vendosim në bazë të vullnetit të popullit, e jo mbasi parashtruesit e listave nuk u pleqejnë rezultatet pas orës 23:00 apo 24:00 në mbrëmje, në ato momente për qudi fillojnë të ken vërejtje për procesin e votimit”.
Në të njejtët vijë qëndroi edhe nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri.
ABDUSH DEMIRI,NËNKRYETAR I KSHZ-së.
“Faktë është se KSHZ duheshte kontrolluar pajisjen për identifikim dhe më pas të kishte vazhduar, por kjo shkelje është teknike, jo thelbësore dhe kjo kishte ndikuar në mënyrë të pa konsiderueshme në procesin e përgjithshëm të votimit. Aq më tepër tregon edhe fakti që votuesi nuk parashtroi kundërshtim të shkeljës së drejtës të votimit në Komisionin Komunal Zgjedhor”.
Ndërkaq, përveç komunës së Çashkës, KSHZ, refuzoi edhe hapjen e kutive në Butel për shkak të pajisjes biometrike që nuk ka funksionuar. Sipas ankesës së Aleancës Kombëtare për Integrim, u kërkua anulimi dhe rizgjedhja e komisionit për vend votimin 2915/1, pasi pajisja për identifikim biometrik nuk ka funksionuar.
Samir Mustafa /SHENJA/