Kryetari në ardhje i Çashkës, Suat Shaqiri tha se meritën për këtë fitore historike e kanë popullata e cila kësaj radhe u bashkua për të zhbërë padrejtësitë shekullore, raporton SHENJA.
Tha se do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve dhe nuk do të bëj dallime, premtoi se do të angazhohet njëjtë, edhe për popullatën pakicë në këtë komunë.
“Prandaj ne u bashkuam që të arrijmë qëllimin atë që ndoshta është e vonuar por kësaj radhe është e merituar, do të jemi zëri i gjithë qytetarëve kjo do të jetë e rëndësishme, pa anime, pa diskriminime”, deklaroi Shaqiri.
Tha se pasi ta marr detyrën do të përgatis projekte dhe do të bëjë punë por tha edhe do të jetë insistues dhe do të kërkojë nga institucionet mjete për Çashkën.
“Nuk mund të garantoj paraprakisht, por një gjë garantoj do të trokas derë më derë organet dhe institucionet kompetente që Çashka dhe banorët e Çashkës ti shfrytëzojnë të gjitha elementet kryesore që i duhet një populli”, tha Shaqiri. /SHENJA/
Data 23.10.2025
Aktuale
- Ja kur përfundon llogaritja verore e kohës
- Ramadan Imeri: Dibrani as blihet, as shitet
- Ori Nebijaj: Së shpejti dokumentari për jetën dhe veprën e Kim Mehmetit
- Ky është vendi ku u arrestua Arbër Havolli i cili po kërkohej për vrasjen që ndodhi në shtator në Llapashticë të Podujevës
- Miloshoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, BDI mbetet në opozitë
- Taravari: “100 herë të mbahen zgjedhje në Gostivar, 100 herë fiton Valbon Limani”
- NUK BËHET KËRÇOVA… !
- BDI mblidhet nesër në Tetovë