Ndërsa dosja “Partizani” është në proces gjyqësor, aksioni juridik i palës së akuzuar nuk ëhstë ndërprerë në kërkim të rrëzimit të SPAK-ut.
Argita dhe Jamarbër Malltezi, respektivisht vajza dhe dhëndri i kreut të Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK.
Ata kanë depozituar një kërkesë në GJKKO për këtë çështje.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.
Përveç apartamenteve dhe një vile, janë sekuestruar ndër të tjera dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.
Vijon…


