Prokuroria Themelore Publike- Prilep dha Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër 16 personave fizikë dhe 7 subjekteve juridike, ndërsa nëntë persona të tjerë dyshohen për vepra që ndiqen me procedurë të shkurtuar. Prokuroria për 6 persona kërkon paraburgim, kurse për 19 të tjerë caktim të masave të kujdesit. Dyshohet që buxhetit të të spitalit “Borka Taleski”, të ju kenë shkaktuar dëm prej mbi 700 mijë euro.
Prokuroria Themelore Publike
“Të dyshuarit, mes të cilëve edhe ish -drejtoresha, udhëheqës dhe të punësuar tjerë në spital, por edhe drejtues të subjekteve të dyshuara juridike, përmes procedurës për prokurime publike për servis të veturave, pastrime të hapsirave të punës, servisim të rrjetit të furnizimit me ujë, shërbimet e lyerjes, sigurinë fizike, rindërtimin e repartit të sëmundjeve infektive, pra përmes ndryshimeve të paligjshme të urdhërpagesave, i shkaktuan dëm total buxhetit të Spitalit ‘Borka Taleski’ prej 42.726.978 denarësh”.
Qëllimi i të dyshuarëve sipas prokurorisë ka qenë përfitimi personal i të dyshuarëve dhe të personave tjerë.
Prokuroria Themelore Publike
“Ekziston dyshim i bazuar se të dyshuarit, si bashkëpunëtorë kanë marrë pjesë në veprime që me vetëdije kanë shkelur rregulloret e prokurimit publik në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit me qëllim arritjen e përfitimit të konsiderueshëm material për veten e tyre ose të tjerët, gjegjësisht që të shkaktojnë dëm të konsiderueshëm material spitalit, gjë që mbështetet edhe në gjetjet e raportit të Entit Shtetëror të Revizionit”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publik-privat si dhe përvetësim në detyrë”. Gjithashtu janë të përfshira edhe veprime për punë të pandërgjegjshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, falsifikim ose shkatërrim të librave afariste dhe vepra të tjera penale për disa nga të dyshuarit, të cilët gjithashtu shtojnë se po hetohen nga prokuroria.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/