Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka urdhëruar një kontroll të jashtëzakonshëm në territorin e Shkupit për shkak të krizës me grumbullimin e mbeturinave.
Komunikata e Qeverisë:
Në lidhje me problemin e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, Qeveria në seancën e sotme miratoi konkluzionet në vijim:
Ngarkohen Inspektorati Shtetëror Komunal, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, që menjëherë të nisin kontroll të jashtëzakonshëm të koordinuar në territorin e Qytetit të Shkupit, me qëllim të përcaktimit të gjendjes me mbeturinat komunale dhe lloje të tjera të mbetjeve, si dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të nevojshme.
Gjithashtu, ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet kompetente, dhe i bëhet apel Qytetit të Shkupit – Sektorit të Inspektoratit, që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore dhe të hetojnë punën e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale – Shkup” dhe të kryetarit të Qytetit të Shkupit në lidhje me mosgrumbullimin e mbeturinave komunale, që paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve.
Gjendja është alarmante, dhe megjithëse kompetenca i takon Qytetit të Shkupit, për shkak të mosveprimit të vazhdueshëm, institucionet ftohen që menjëherë të zbatojnë konkluzionet e miratuara nga Qeveria.
Data 31.01.2026
Aktuale
- Një i mitur goditet rëndë nga vetura në Shkup
- Rasti i gazetares Liridona Vejseli, SHGM: Gjykata solli një vendim problematik të shkallës së parë për lirinë e shprehjes
- Izet Mexhiti mori pjesë në seancën e dytë të Bordit Drejtues të BNJVL-së
- A do të hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet qeveri-opozitë?
- Promovohet botimi në dy vëllime,”Tragjedia Çame”, bashkorganizim i Fondacionit ALSAR dhe Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”
- Presidenti i Sirisë shënon njëvjetorin në detyrë, thotë se e ardhmja do të ndërtohet përmes drejtësisë dhe zhvillimit
- Përmes kredisë, sigurohen mjete për furnizimin me 150 autobusë elektrikë për Shkupin dhe komunat
- Kërkesa e Komisionit Xhafajt për një vizitë monitoruese, përgjigjja e SPAK: Bie ndesh me pavarësinë kushtetuese! Shprehim mosdakordësi për vizitën e datës 6 shkurt


