Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë në zgjedhjet lokale.
Sipas tij, sonte u shkruar historia, me guximin dhe besimin e tyre, raporton SHENJA.
“Falënderim nga zemra për secilin qytetar që besoi, që doli dhe që votoi me bindje. Kjo fitore është zëri i njerëzve që kërkuan dinjitet, drejtësi dhe zhvillim të vërtetë.
Sot, historia u shkrua nga ju. Me guximin tuaj, me besimin tuaj, me votën tuaj!
Faleminderit për çdo duarshtrëngim, për çdo fjalë mbështetjeje, për çdo orë që keni ndarë për këtë rrugëtim.
Kjo është fitore e përbashkët, fitore e qytetarëve, fitore për Çairin.
Tani nis puna e madhe.
Do ta ndërtojmë së bashku epokën e re që kemi premtuar, me ndershmëri, me përkushtim, dhe me zemrën te populli.
Çair, ti e bëre!
Fitorja është realitet, dhe historia u shkrua me emrin tënd”, ka shkruar Mexhiti.
Data 31.01.2026
Aktuale
- Taravari: Stoillkoviqi përndjek shqiptarët përmes shërbimeve serbe
- KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK, mbrojtje e shtuar ndaj Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë! Mes tyre Dritan Prençi që po heton Ballukun
- Ideja për anëtarësim në BE pa të drejtë vote, Mickoski: Ta shohim njëherë atë “non paper”!
- Abdixhiku dorëzon dorëheqjen para Kuvendit të LDK-së, vendimi i lihet delegatëve
- Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes: Një hap drejt forcimit të rolit në Ballkan
- FOTOLAJM/ Hiqeshin si agjentë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh! ‘Shitën’ dy hyrje me vlerë rreth 150 mijë euro secili
- Filipçe: Qeveria teknike nëse është bërë me konsensus, duhet të shfuqizohet me konsensus
- Pacienti si korrier i diagnozës së vet – një padrejtësi sistemike që duhet të ndalet


