Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se kanë arrestuar dy persona të cilët në oborrin e një shkolle fillore në komunën e Çairit janë prezantuar rrejshëm si vëzhgues zgjedhor.
Bëhet fjalë për personat F.E. (35) dhe N.E. (44), të cilët nuk kanë qenë të përfshirë zyrtarisht në procesin zgjedhor, por janë paraqitur si vëzhgues në hapësirën e shkollës dhe kanë refuzuar të identifikohen kur janë ndalur nga autoritetet.
Të dy janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa për sqarimin e plotë të rastit.
MPB thekson se do të vazhdojë me monitorimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë ditës zgjedhore, duke ndërhyrë ndaj çdo përpjekjeje për ndërhyrje apo cenim të procesit demokratik.
Data 31.01.2026
Aktuale
- Rritja e shërbimit të mjekimit shtëpiak: Pacientët me kancer në fokus
- FOTO/ U plagos rëndë me armë pas sherrit për një vajzë, vdes në spital pas katër ditësh 45-vjeçari Denis Çumani! Dy kushërinjtë autorë…
- Filipçe nga Zagrebi: Qeveria po e çon Maqedoninë e Veriut drejt autoritarizmit
- (VIDEO) “Fitim për ta, sëmundje për ne”: Protestë për mbylljen e “Usjes”
- KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK, mbrojtje e shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë! Mes tyre Dritan Prençi që po heton Ballukun
- Taravari: Stoillkoviqi përndjek shqiptarët përmes shërbimeve serbe
- KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK, mbrojtje e shtuar ndaj Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë! Mes tyre Dritan Prençi që po heton Ballukun
- Ideja për anëtarësim në BE pa të drejtë vote, Mickoski: Ta shohim njëherë atë “non paper”!


