Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka dhënë votën e tij dhe ka ndarë një mesazh motivues në rrjetet sociale:
“ Sot votova! Por këtë herë… ndryshe. Jo vetëm me mendje, por me
shpirt.
Ju ftoj me gjithë zemër
Dilni dhe votoni!
Për një Gostivar të transformuar, për një Gostivar të të gjithë qytetarëve!
Zëri yt ka FUQI!
Vota jote ka PESHË!
Sot është koha të vendosim për të ardhmen që e meritojmë!”
Mesazhi i tij është shpërndarë në shqip, maqedonisht dhe turqisht, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të gjithë qytetarëve në zgjedhje dhe fuqinë e çdo votë për të sjellë ndryshim.