Nën moton “Nuk ka paqe pa liri”, në Shkup u organizua një marsh protestues për solidaritet me popullin palestinez dhe kundër gjenocidit në Gaza. Marshimi filloi para Monumentit Simfonia e Paqes dhe përfundoi para godinës së Qeverisë.
Organizatorët nga iniciativa “Të gjithë për Palestinën” theksuan se kjo protestë fokusohet në nevojën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e bazuar në liri, drejtësi dhe përgjegjësi — dhe jo vetëm në një ndërprerje të sipërfaqshme të armëpushimit që legjitimon pushtuesin dhe mohon të drejtat e popullit palestinez.
Ata kujtuan se ndërprerja e armëpushimit nuk e fshin përgjegjësinë për krimet e kryera ushtarake dhe nuk e zhduk gjenocidin që ka ndodhur në Gaza.
https://www.facebook.com/share/v/1GSWqYj3Ck/