Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e sotme të 147-të hodhi poshtë shtatë ankesa të paraqitura nga qytetarët në lidhje me të drejtat personale të votimit, ku pranoi tre prej tyre. Janë hedhur poshtë si të pabaza ankesat e Radica Radeskës nga Manastiri, Zilqafete Memedi nga Zhelina, Ixhal Kamberit nga Zhelina, Gordana Radeskës nga Manastiri, Jeton Dalipit nga Struga, Vesna Trajkovës nga Kërçova dhe Oliver Trajanovskit nga Kumanova. Janë pranuar ankesat e Bozhidar Altiparmakovit nga Manastiri, Adis Tahirit nga Gostivari dhe Edina Tahirit poashtu nga Gostivari. Të tre do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës pa pengesa nesër, por janë të detyruar të sjellin me vete në vendvotim dhe të tregojnë vendimin që do ta marrin nga KSHZ si bazë ligjore për t’u regjistruar në formularin shtesë të Listës zgjedhore.
Data 31.01.2026
Aktuale
- Komuna e Gostivarit njofton se është arritur marrëveshje për pagesën e K-15 për të gjithë mësimdhënësit
- Gjorgjievski: Ka filluar pastrimi i madh i Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, janë mobilizuar të gjitha ndërmarrjet publike të qytetit
- 385 studentë shqiptarë kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe
- Izet Mexhiti reagon për rastin e gazetares Liridona Vejseli: Liria e medias është shtyllë e demokracisë
- (VIDEO) “Safe City” nesër nis me gjoba, MPB apel për kujdes
- Arjanit Hoxha, nënkryetari i gjashtë i BDI-së!
- Nipi gjen të vdekur dajën në pusetë, nis hetimi në Debresh të Gostivarit
- Rritja e shërbimit të mjekimit shtëpiak: Pacientët me kancer në fokus


