Mund të ketë vonesa dhe ndryshime në orarin e autobusëve të Ndërmarrjes Publike të Transportit “NQP Shkup” për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gaz.
Nga NQP Shkup njoftuan se kanë marrë lajmërim nga furnizuesi “NOMAGAS” për ndërprerje të furnizimit me gaz natyror deri më 17 tetor, gjë që mund të shkaktojë devijime në orarin e qarkullimit.
Nga “NOMAGAS” më herët njoftuan se, për shkak të remontit të tubacionit në Bullgari përmes të cilit furnizohet me gaz vendi, në periudhën nga 13 deri më 17 tetor do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz natyror drejt Maqedonisë.