Shoqata Kulturore Vizioni-M ka njoftuar se në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” nga Shqipëria kanë organizuar një aktivitet të radhës lidhur më çështjen Çame.
Ja dhe njoftimi i plotë:
Shoqata Kulturore Vizioni-M ju fton të merrni pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” nga Shqipëria me tematikën “Çamëria dhe problemi Çam sot”, një aktivitet i radhës për të përkujtuar perpecitë dhe historinë e Çamëve, si dhe thirrjen e tyre për drejtësi.
Në përpjekje për të mbajtur gjallë ndodhitë rreth Çamëve, kësaj radhe kemi nderin të kemi këta ligjërues:
z. 𝐐𝐞𝐫𝐢𝐦 𝐋𝐢𝐭𝐚 – historian
z. 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐑𝐚𝐦𝐚 – kineast, studjues arti, publiçist, shkrimtar, si dhe ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Francë
z. 𝐀𝐥𝐤𝐞𝐭 𝐕𝐞𝐥𝐢𝐮 – drejtor i Fondacionit “Hasan Tahsini”
Pjesë e aktivitetit është edhe ekspozita me dhjetëra fotografi, e titulluar “Saga e Dinejve – Çamët që bënë histori”.
Vendi: Hotel Bushi, Shkup
Koha: E Enjte, 16.10.2025, ora 18:00