Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht kah fundi I ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 14 deri në 20 gradë, shkruan Alsat.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë I ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme. Pasdite dhe gjatë natës me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 17 gradë Celsiusë. /Alsat.mk