Në Komunën e Butelit ka nisur rikonstruksioni i plotë i 6 rrugëve kryesore në lagjen Vizbeg, një projekt që për herë të parë do t’i sjellë asfalt këtyre rrugëve. Kryetari i komunës dhe kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të barabartë të të gjitha lagjeve.
“Sot filluam rikonstruksionin e plotë të 6 rrugëve në Vizbeg. Këto rrugë për herë të parë do të asfaltohen. Nuk ka më qytetarë të harruar! Po investojmë në të gjitha vendbanimet,” ka deklaruar Kostovski.
Kryetari i Butelit Kostovski gjithashtu ka shtuar se ofensiva ndërtimore po zhvillohet me dinamikë të fortë, duke përfshirë edhe projektin për asfaltimin dhe rikonstruksionin e 70 rrugëve me një investim prej 150 milionë denarësh.
“Po sigurojmë zhvillim të barabartë dhe të qëndrueshëm në të gjitha lagjet e komunës sonë,” ka thënë më tej Kostovski, duke nënvizuar vendosmërinë për të vazhduar me ritme të larta në mandatin e ardhshëm.
https://fb.watch/CLfWtQ_a–/