Ekipi i kandidatit të pavarur për Gostivarin Visar Ademi, doli para mediave me 5 zotime se do të pastrojnë administratën e korruptuar bashkë me pastrimin e mbeturinave dhe heqjen e nepotizmit bashkë me heqjen e qenve endacakë, përcjell TV21. Kandidati Ademi tha se prioritet ka ringjalljen e ekonomisë duke shfrytëzuar pasuritë natyrore të maleve dhe burimet e ujit. Theksin e vendos tek krijimi i kushteve të volitshme për rikthimin e diasporës për të investuar në Gostivar.
“Dua vetëm të them që këto 5 premtimet tona që janë në emrin tim dhe të ekipit tonë këtu bashkë që jemi, i thamë, u zotuam dhe do të kthehen në betim. Në gjuhën shqipe Lirim Lutfiu, maqedonisht e tha Frymëzim Dauti, në turqisht Fjolla Jakupi-Osmani. Ky është vetëm një ekip i vogël që shihni sot por ka zemër të madhe dhe ka mendje të hapur dhe shpresojmë që nëntori do të shikojmë një administratë dhe një qeverisje ndryshe”, u shpreh Visar Ademi, Kandidat I Pavarur Për Kryetar Të Gostivarit.
Data 01.02.2026
Aktuale
- Aksi drejt juglindjes i bllokuar, fadromat e kompanisë “ANK shpk” përkeqësojnë situatën, hedhin gurë dhe masiv dherash në rrugë
- “Pasqyrë reale e keqqeverisjes”- Bllokimi i aksit në Librazhd, Salianji: Neglizhencë e papërgjegjshmëri! Kur fondet vidhen dhe propaganda bëhet prioritet, rrugët shemben e shteti zhduket
- “Smrt za shiptari” në Stadiumin e Tearcës
- Vajza 10 vjeçare nga Shkupi, lëndohet rëndë nga një plumb qorr
- Izet Mexhiti, ti ku je?!
- BDI: Nënkryetari Bujar Osmani për vizitë zyrtare në Uashington
- VIDEO/ Shembja e masivit të gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë bllokon ambulancën, i sëmuri transportohet me barelë në këmbë
- FOTO/ Shembet masivi i gurëve në rrugën Librazhd–Prrenjas, bllokohet qarkullimi i automjeteve! Policia apel: Shmangi lëvizjen


