Aktivistja qytetare Nafie Selmani ka bërë të ditur përmes një postimi se ka zhvilluar një takim të këndshëm me ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani.
Gjatë takimit, u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë bashkëpunimin ndërshqiptar, sfidat e përfaqësimit dhe nevojën për një zë të bashkuar e dinjitoz të shqiptarëve në rajon.
Selmani vlerësoi përkushtimin e ambasadorit në detyrë, duke theksuar angazhimin e tij për të qëndruar pranë komunitetit shqiptar dhe për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve kulturore, shoqërore dhe politike.
Në vijim shkrimi i plotë i Selmanit:
Takim i këndshëm sot me ambasadorin e Shqipërisë në RMV, z. Denion Meidani.
Biseduam për shumëçka, nga bashkëpunimi ndërshqiptar, tek sfidat e përfaqësimit dhe domosdoshmëria që zëri ynë të jetë gjithmonë i bashkuar dhe dinjitoz.
Vlerësoj shumë përkushtimin e ambasadorit në detyrë, Denionit, për të qëndruar pranë nesh dhe për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve tona kulturore, shoqërore e politike.
U dakorduam për rëndësinë e përgjegjësisë që kemi të gjithë, për t’u bashkuar rreth vlerave tona kombëtare.