Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha mbrëmë se ishte “shumë i zhgënjyer” me Presidentin rus, Vladimir Putin, disa ditë para se udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, të vizitojë Uashingtonin. “Jam shumë i zhgënjyer, sepse unë dhe Vladimiri kishim një marrëdhënie shumë të mirë. Ndoshta ende e kemi”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar: “Nuk e di pse po e vazhdon atë luftë”.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin argjentinas Javier Miel, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Putini “duhet ta kishte fituar atë luftë brenda një jave” dhe vuri në dukje se pushtimi i plotë tani po hynte në vitin e katërt.
Ai e quajti luftën “të tmerrshme”, dhe pretendoi se Rusia kishte “humbur një milion e gjysmë ushtarë” të vrarë dhe të plagosur, dhe shtoi se lufta e bën Putinin të duket shumë keq në sytë e botës”.
Trump tha se Putin nuk dëshiron t’i japë fund konfliktit, gjë që lë një përshtypje “shumë të keqe”. “Ai mund ta përfundojë atë. Ai mund ta përfundojë shumë shpejt”, tha ai.