Christian Pulisic u detyrua të largohej i dëmtuar në pjesën e parë, por SHBA arritën të mposhtin Australinë 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Denver, duke i dhënë fund serisë prej 12 ndeshjesh pa humbje të “Socceroos”.
Haji Ëright ishte heroi i ndeshjes, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Australia kaloi e para në avantazh me Jordan Bos në minutën e 19-të, por Wright barazoi në të 33-ën dhe realizoi golin e fitores menjëherë pas pushimit.
Pulisic u zëvendësua pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Jason Geria dhe sipas trajnerit Mauricio Pochettino, ai ndjeu shqetësime në kofshën e pasme dhe do të udhëtojë në Itali për ekzaminime.
Kjo ishte humbja e parë e Australisë pas më shumë se një viti nën drejtimin e Tony Popovic.