Ramadan Ramadani
Opinioni publik dhe angazhimi shoqëror, që në esencë ështëangazhim politik, në periudhat parazgjedhore ka dy karakteristika. Dhe kjo është kështu sidomos në Maqedoninë e Veriut dhe këtu nëpjesën shqiptare.
Karakteristika e parw është se gati krejt polemikat në opinion janë në funksion të fushatës zgjedhore dhe të rënduara me aspekt politik, por partiak. Pra, cila do e vërtetë të artikulohet në opinion ose të niset cilido aksion, ai do rëndohet nga akuza se është me këta ose me ata, ose bëhet për këta ose për ata. Kjo vlen për, prej çështjeve më të mëdha si ngërçi rreth procesit euro-integrues tëvendit e deri në çështjet më të vogla infrastrukturore në vendbanime të vogla. Kjo domethënë se opinioni publik në kohën e zgjedhjeve okupohet gati tërësisht nga qasjet partiake politike dhe nuk ka mundësi të shtyhet para asgjë shtetërore, kombëtare ose diçka nga aspektet tjera, ekonomike ose kulturore. Pra, gati çdo gjë që del si qasje në opinion menjëherë merr kahje dhe cilësim partiako-politik.
Por, ka edhe një karakteristikë tjetër kjo periudhë, sepse në Maqedoninë e Veriut vetëm gjatë zgjedhjeve, në njëfarë mënyre, shteti zbret deri tek qytetarët. Kjo ndodhë sidomos në zgjedhjet lokale, siç është tani rasti, pasi në kuadër të fushatës elektorale vizitohen vendbanime dhe lokalitete të harruara për vite me rradhë dhe ku përveç që ka marrë votë, shteti në ato vendbanime dhe lokalitetete nuk ka dhënë asnjë kontribut politik, ekonomik ose investues gjatë kohë ose diku diku asgjë dhe asnjëherë, që nga themelimi i vet, pra gati 35 vjet! Kjo ndodh kryesisht shkaku i asaj se vendi është shumë lartë në listat europiane për centralizim, pra ligjet rregullat dhe institucionet janë dhe mbeten të centralizuara përkundër ligjit për Decentralizim, të miratuar qysh në vitin 2004, por edhe ka probleme të ngjizjes së përfaqësuesve të popullit me vet popullin, i cili disa përfaqësues të vet i sheh vetëm kështu; njëherë në katër vjet!
Nga këto dy karakteristika, shpesh, kundërvënëse, pra formohet një kontekst kompleks me të cilin përballet qytetari, i cili do duhej të ishte saherë, por ja që në këtë rast është i pari dhe vendimtari, pasi e ka votën e shtrenjtë, për të cilën të gjithë e lutin dhe ja kërkojnë. Pra është koha e vetme kur qytetari e ka edhe arrën edhe çekiçin në dorë. Që të jem edhe më i qartë do e ilustroj edhe me një shembull: Kemi situatë kur një fshatari që ka bëgjizën dhe e ka sjellë në qytet në pazar dikush i fol dhe drejtohet me fjalë të ndryshme: i thotë mos e shit sot, po ha be gajleja e gjizës, pse vetëm gjizë shet, pse sot, në çfarë kove e mban etj, etj. Ndërkohë ky i ngrati e di se ditët e pazarit janë të caktuara e gjiza nuk qëndron gjatë. Ashtu për shembull; dita e pazarit në Kërçovëështë të shtunën, në Gostivar të mërkurën, në Tetovë të enjten, e Shkupi siç dihet i ka dy ditë të pazarit, të martën dhe të xhumanë!
Kështu kishim këto dy karakteristika dhe u formua ky kontekst edhe këtë herë, tani para zgjedhjeve lokale. Ku ndër shqiptarë i patëm kryesisht dy palë. AKI që kryesisht bante muhabete nacionale, kombëtare dhe toptan dhe VLEN qëkryesisht u mundua të mbetet me muhabete lokale për zgjedhje lokale dhe u përqëndrua në shitje me pakicë. Vetëm të dielen nëmbrëmje do e mësojmë rezultatin e saktë për këto dy qasje. Pra edhe përgjigjet: se a u shfrytzu mirë dita e pazarit? A u shit gjiza?Sa u zbraz kova?
Por, ne mund të matim dhe bëjmë disa llogari që tani nëfushatë, pasi e pamë se disa gjëra ndodhën për herë të parë! Pra diku ujësjellësi u vëndua për të parën herë pas sa viteve shtet, diku kanalizimi, diku u shtru rrugë e diku kalldërm, diku u pastrun deponitë e diku u ndalën dëmet natyrës. Për krejt këto mund të thuhet se janë pak dhe janë bërë vonë, por ato janë punë konkrete për vendbanime dhe është shumë legjitime që njerëzit ti vlerësojnë ato dhe sipas asaj pune edhe të votojnë. Ju falenderit, dhe mirëupafshim!