Zbulohet emri i një prej të shoqëruarve nga Policia e Elbasanit në operacionin e befasishëm të zhvilluar në afërsi të fshatit Katund i Ri, zona e Metalurgjikut, pasditen e sotme.
Ai është biznesmeni Bujar Muça, 53 vjeç, banues në Elbasan.
Muça është një emër i njohur edhe në faktorin politik lokal dhe qendror, pasi ka kandiduar në vitin 2017 si deputet për PDIU-në në zgjedhjet e përgjithshme ku fitoi mandatin, por më pas u dorëhoq po atë vit, më 30 nëntor, rreth tetë muaj pas zgjedhjeve, për arsye personale.
Policia zhvilloi pasditen e sotme aksionin e madh për të cilin priten detaje dhe emra të tjerë, teksa arrestoi dy eksponentë të botës së krimit që mbanin armë të mbushura me fishek në fole dhe shoqëroi disa të tjerë.