Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës sot kanë treguar kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet dhe përgjegjësi.
Në një postim në Facebook pas mbylljes së vendvotimeve, Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë mbështetur Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët e saj nëpër komuna.
Sipas Kurtit, tani është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve që të numërojnë votat dhe t’i ruajnë ato, si dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.
Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara.
Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve.