Në emisionin “Debat në Shenja”, profesori Sefer Tahiri tha se çështja që shtrohet është nëse ne kemi zgjedhje lokale apo parlamentare, a kemi zgjedhje për kryetarë të komunave apo për deputetë dhe për përfaqësues parlamentar.
“Mendoj se kjo ndodhë për arsyen e thjeshtë se fokusi i partive politike në këto zgjedhje nuk është apriori drejtpërdrejt tek komunat, pra tek projektet lokale, tek atë që e pret qytetari në kuptim të realizimit të projekteve jetike konkrete që kanë të bëjnë me ujësjellësin, kanalizimin me mbledhjen e mbeturinave çështjet e ndriçimit publik, por më tepër mendoj që debati është ngritur në një nivel më të lartë politik”, tha Tahiri.
Ai tha se nga zgjedhjet parlamentare kemi patur një kritikë nga Fronti Evropian ndërsa tani AKI, se VLEN-i në Qeveri nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve apo nuk e ka legjitimitetin politik të përfaqësoj interesat e shqiptarëve.
“Për AKI-në ky është momenti që të përdëftohet kjo tezë, se VLEN-i nuk e ka legjitimitetin politk”, tha Tahiri.
Data 02.02.2026
Aktuale
- Risteski: Paga minimale duhet të rritet në mënyrë sistematike
- Pabesia që tronditi Behgjet Pacollin: Një histori tradhtie dhe pasojat e saj
- Dimitrieska-Koçoska: Paga minimale, vendoset nga punëdhënësit dhe punëtorët
- Sela: Takimi i liderëve i dështuar, një njësi zgjedhore problem serioz
- Shemsi Prençi rendit projektet korruptive: Qukës-Qafë Pllocë ka rënë, po ashtu Aeroporti i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë! Me gjithë këtë barbari, prokurori i SPAK ka mandat 9 vjet, Balluku 12 vjet
- Sela: Falë Krenar Llogës, dilemat e rastit “Alfa” u zgjidhën
- Ambasadori Meidani takon Presidentin e Dhomës Ekonomike të RMV-së
- Sela: Ndarja nga AKI, e nevojshme për imazhin e Aleancës


