Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua vendimi për shfuqizimin përfundimtar të koncesionit për gurroren në Straçincë. Kjo çështje tashmë është mbyllur përfundimisht, dhe drejtësia është vendosur në anën e banorëve.
“Si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e kam ndjekur me kujdes këtë proces që nga dita e parë dhe kam dhënë vendim negativ për vazhdimin e punës së gurores, pasi analizat profesionale treguan qartë se aktiviteti i saj do të sillte pasoja serioze për mjedisin dhe për shëndetin e banorëve, përfshirë rrezikun nga vërshimet dhe ndotjen e ajrit.
Vendimi i sotëm i Qeverisë është konfirmim i qartë se interesi publik dhe mbrojtja e banorëve dhe mjedisit, qëndrojnë mbi çdo interes tjetër.
Tani do të përqendrohemi në rehabilitimin dhe gjelbërimin e zonës, për ta kthyer Straçincën në një hapësirë të shëndetshme, të gjelbër dhe të sigurt për banorët e saj”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 04.12.2025
Aktuale
- SHBA pezullojnë aplikimet për imigrim për 19 shtete
- Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së
- Rrihen mes vete dy gra në Gjakovë
- Sekretari i NATO-s ironizon me Putinin: I veshur si ushtar, por gjithmonë larg frontit
- Itali: Policia në kërkim të Nazif Muslijës pas vdekjes së bashkëshortes në Ankona
- Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi
- Zekolli: Është momenti për tu zgjedhur lideri në VLEN
- Shqiptarja nga Maqedonia e Veriut gjendet e vdekur në banesën e saj në Itali, dyshohet se u vra nga bashkëshorti


