Një person është plagosur pasdite në rrugën prapra komunës së Kumanovës, pasi ndaj tij është shtënë nga një makinë në lëvizje.
MPB ka njoftuar se bëhet fjalë për Z.SH (43) nga Sllupçani, komuna e Likovës dhe i njejti është transferuar në spital.
“Sot në orën 13.54 në SPB Kumanovë është denoncuar se në udhëkryqin mes rrugëve ‘Dimitrije Tucoviq’ me rrugën ’11 Oktomvri’ në Kumanovë, dy persona në lëvizje me armë zjarri kanë shtënë ndaj makinës “golf” e drejtuar nga Z.Sh (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, i cili është plagosur dhe më pas dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton SHENJA.
Ekipet e policisë janë në terren duke kryer inspektim, dhe është bllokuar rruga “11 Oktomvri”, ku përveç ndërtesës së qeverisjes vendore ndodhen të gjitha institucionet e rëndësishme – gjykata, policia, posta etj.
Data 04.12.2025
Aktuale
- Kamerat e sistemit “Safe City” kapin shoferin që voziste me 231 km/h në Shkup
- Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri! Prona, apartamente, troje e biznese! Ja kujt i përkasin
- SHBA pezullojnë aplikimet për imigrim për 19 shtete
- Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së
- Rrihen mes vete dy gra në Gjakovë
- Sekretari i NATO-s ironizon me Putinin: I veshur si ushtar, por gjithmonë larg frontit
- Itali: Policia në kërkim të Nazif Muslijës pas vdekjes së bashkëshortes në Ankona
- Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi


