Në tubimin e Aleancës për Integrim në Bogovinë, lideri i BDI-sw, Ali Ahmeti, foli për ndikimin e Hristijan Mickovskit në komunat me shumicë shqiptare. Ahmeti theksoi se në Strugë, Tetovë dhe Çair kandidatët janë të mbështetur nga Mickovski dhe se ai është shumë i angazhuar në këto zona.
“Kristian Mickovski mbështet kandidatët e pavarur, në Strugë, kandidati është i Kristianit, në Tetovë është i Kristianit, në Çair është i Kristianit. Ma shumë Kristiani punon se ata vet”, tha Ahmeti.
Ai paralajmëroi qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre, por u shpreh qartë kundër partisë VLEN: “Si mundet që të zgjidhet kryetari i komunës së Tetovës që votat dhe vullneti të jetë i një komuniteti tjetër”, tha Ahmeti.
Ali Ahmeti bëri thirrje për unitet dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave shqiptare dhe theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale si një hap drejt zhvillimit dhe përparimit të komuniteteve shqiptare në Maqedoni.
Data 03.02.2026
Aktuale
- “Nuk kemi marrë asnjë përgjigje” – Banorët e Luzit sërish në protestë, marrin edhe fëmijët: Gjendja e rrugës, për të ardhur keq! Të shtrohet me asfalt, nuk bën punë çakulli!
- Këmbimi valutor 3 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Përfundon paqja 7 ditore, Rusia rifillon sulmet në Ukrainë, godet disa qytete
- Pas disa muajsh tensione, Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro drejt Uashingtonit për takim me Donald Trump
- SHBA ul tarifat ndaj Indisë në 18%, India ndalon blerjet e naftës ruse
- Paralajmërimi i Lavrovit për Perëndimin: Çdo trupë e huaj e vendosur në Ukrainë është objektiv legjitim
- Trump shtrëngon litarin mbi Kubën: Furnizimet me naftë po ndalen
- Australia vendos sanksione ndaj qytetarëve dhe subjekteve iraniane


