Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkpit nga VMRO-DPMNE, orce Gjeorgjievski sot në Gjorçe Petrov paralajmëroi intervenime infrastrukturore të cilat do të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve.
“Sot jemi në Gjorçe Petrov një nga komunat që çdo ditë e mbanë ngarkesën e trafikut të madh”, tha ai duke paralajmëruar se projekti fillestar do të jetë ndërtimi i një unaze moderne mes rrugëve Gjorçe Petrov dhe bulevardit Ushtria maqedonase, që sipas tij do të sjellë më shumë siguri, më pak rrëmujë dhe mobilitet më të mirë të të gjithë hyrjes perëndimore nga qyteti.
Në vizionin e tij për Shkupin, që sjell koncept për zero aksidente janë planifikuar ridisenjim i 50 udhëkryqeve dhe rrugëve kritike
Paralajmëroi edhe ndërtim të një objekti të ri dhe modern të shkollës së mesme “Koço Racin” dhe zgjidhje të problemeve me furnizimin me ujë.