Kandidati i VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti në bashkëpunim me arkitektin Bajram Vardar ka prezantuar Master Planin për Çairin. Mexhiti tha se ky plan do të integrohet me planin gjeneral të ri të Qytetit të Shkupit i cili është në përpilim e sipër.
Komunikacioni, ruajtja e trashigimisë kulturore, turizmi dhe ekonomia, arsimi, kultura dhe arti, rekreim dhe sport dhe transformim urban janë pjesë e planit. Mexhiti tha se qëllimi është që të krijojnë një plan që do ta çojë Çairin në të ardhmën. Ai sqaroi se ky plan është I qëndrueshëm nga ana sociale, ekonomike, mjedisore dhe kulturore. Projektet që priten të realizohen së shpejti janë Rikonstruksioni i i parkingut me dy nivele pranë “ Muzeut të Maqedonisë”-120 vende parkimi dhe Rinkonstruksioni i parkingut sipërfaqësor në objekt “Karaxhica”-50 vend parkimi.
‘’Në mënyrë intensive kanë punu për ta ndërtu master planin e Çairit, master plani i cili do të jetë dhe vizioni për dekada me radhë, por nuk është diçka abstrakte domethënë Master plani është në përputhjen pra me ligjin e ndërtimit me planin gjeneral të Qytetit të Shkupit, plani gjeneral sillet në çdo 10 vite në vitin 2022 i ka kaluar afati dhe tash po punohet plani i ri gjeneral i Qytetit të Shkupit’’, ka deklaruar Mexhiti.
Data 03.02.2026
Aktuale
- (VIDEO) Kërkesat e transportuesve, evidentimi biometrik përmes sistemit elektronik shtyhet për shtator
- Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup
- (VIDEO) Nëse nuk pranohen kërkesat, sindikalistët kanë vendosur që të bllokojnë objektin e Kuvendit
- Hetimet për mbetjet e rrezikshme të Kurum, Prokuroria e Durrësit masë “arrest shtëpie” për kandidaten e PS-së për deputete në Tiranë (EMRI)
- Pagesa e parave nga “TVSH-ja Ime” ka filluar
- Dosjet “Epstein”: Si u dërguan mostrat e trurit nga Shkupi në New York? Zbardhen detajet tronditëse!
- Klinika Universitare për Pulmologji shpall punonjësit më të dalluar për vitin 2025
- Çfarë do të ndodhë me tarifat e energjisë? ZRRE sqarojnë situatën


