Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj paraqitjes së përbashkët të Kryeministrit Mickoski dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në inspektimin e punimeve në shkollën “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.
Ja dhe komunikata e plotë:
Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj shfaqjes së përbashkët të Kryeministrit Mickoski dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në inspektimin e punimeve në shkollën “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, një ditë pas takimit të Mickoskit me Kryeministrin serb, me ç’rast larg syve të opinionit mbeten marrëveshjet për të cilat ranë dakord.
Në mes të fushatës zgjedhore, bëhet gjithnjë e më e qartë se “VLEN” nuk është tjetër veçse dega e VMRO-DPMNE-së te shqiptarët. Kryeministri nuk ka nevojë të kandidojë kandidatë në Tetovë, Çair, Gostivar, Strugë e gjetiu, sepse kandidatët e “VLEN-it” janë në realitet kandidatët e tij politikë.
Mickoski e mbështet Bilall Kasamin jo rastësisht, por sepse askush më mirë se Kasami nuk do ta pranonte një “donacion serb” për ndërtimin e kishës në Tetovë dhe për rikonstruksionin e shkollës “Kiril Pejçinoviq”.
Ajo që qytetarët ende nuk e dinë, dhe që duhet ta dinë, është qëllimi i vërtetë i këtij donacioni dhe çfarë borxhi politik apo financiar ka marrë Kasami nga kompania serbe që e ofroi. Transparenca është zero, ndërsa dyshimet për ndikime të jashtme janë të thella.
Në vend që t’u shërbejë qytetarëve, kryetari i Tetovës u shërben planeve të Mickoskit dhe politikave të “botës serbe” që gjithnjë e më tepër zgjeron ndikimin e saj përmes projekteve të dyshimta dhe financimeve të errëta.
BDI kërkon sqarime të menjëhershme për këtë marrëveshje, për burimin e mjeteve, për qëllimin e tyre dhe për përfituesit realë. Qytetarët e Tetovës meritojnë llogaridhënie, jo propagandë.
Data 03.02.2026
Aktuale
- Toshkovski: “Safe City” ul ndjeshëm viktimat dhe të lënduarit në Shkup
- Durmishi për pagën minimale: Deri në vitin 2028 do të rritet për 40%
- Epstein dëshironte të blinte “Vilën e Titos”, Lajçak i shpjegoi se vendet e ish-Jugosllavisë nuk do të bien kurrë dakord
- (VIDEO) Do të analizohen informacionet për trutë e njerëzve të dërguar nga Maqedonia në SHBA
- “Polici qëlloi i pari!”- Zbardhet dinamika e përplasjes me armë në berberhanen e Lezhës: Dy persona u futën në sallon me shkopa bejsbolli! Çfarë u filmua nga kamera e sigurisë
- (VIDEO) Kërkesat e transportuesve, evidentimi biometrik përmes sistemit elektronik shtyhet për shtator
- Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një lirë në Shkup
- (VIDEO) Nëse nuk pranohen kërkesat, sindikalistët kanë vendosur që të bllokojnë objektin e Kuvendit


