Në një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Çegran, kandidati për kryetar komune, Visar Ademi, nënshkroi marrëveshjen me përfaqësuesit lokalë, duke u zotuar se pas zgjedhjeve do të realizojë kërkesat dhe nevojat e shënuara në të.
Banorët e pranishëm e mirëpritën këtë hap, duke e cilësuar si një moment historik për komunitetin, i cili për herë të parë merr një garanci të nënshkruar për zgjidhjen e problemeve të tyre.