Kandidatët për kryetar të komunës së Sarajit, Blerant Ramadani nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe Muhamet Elmazi nga VLEN, të cilët njihen në opinion se po zhvillojnë një fushatë tejet pozitive, të njejtën e kanë dëshmuar edhe në emisionin “Debat në Shenja”. Duke i anashkaluar kritikat, ata para qyetarve shpalosen programin e tyre, me të cilën kërkojnë besimin e qytetarve.
Kandidati i AKI-së, Blerant Ramadani, theksoi se në programin e tij parashihen 3 projekte kryesore, që nëse zgjedhet kryetar i komunës, do ti fillojë ti realizojë që nga dita e parë.
BLERANT RAMADANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR KOMUNËN E SARAJIT
“Unë do t’i kisha veçuar 3 projekte kryesore, për të cilat besojë se edhe bashkë me kundër kandidatin, kush do që të fitojë, do ti fillojmë që në ditën e parë. Konkretishtë, bëhet fjalë për shkollën në Matkë, për urën për këmbësorë në Llokë-para se të ndërtohet ura, e cila do të lidhë me komunën e Gjorçe Petrovit dhe rregullimin e ujit të pijshëm”.
Ndërkaq, Muhamet Elmazi ng VLEN, zotohet se nga dita e parë, nëse merR nën udhheqje komunën, do të angozhohet që të sigurojë ujë të pijshëm për të gjithë banorët e asaj zone, duke vazhduar më pas edhe me rregullimin e transportit publikë dhe largimin e deponive të egra.
MUHAMET ELMAZI, KANDIDAT I VLEN-IT PËR KOMUNËN E SARAJIT
“Si problem kryesor, me të cilën që nga dita e parë, do të nisem të merrem është uji i pijshëm. Është fatkeqësi, realishtë për banorin e Sarajit uji i pijshëm, i cili buron po nga e njejta komunë, të cilin ujë e shfrytzojnë gjithë qyetetarët e Shkupit, ndërsa banorët e komunës së Sarajit ta kenë këtë problem, pastaj kemi transportin publikë dhe deponitë e egra”.
Të dy kandidatët njëzëri premtuan angazhim të plotë për përmirësimin e infrastrukturës në Saraj, ndërsa theksuan se zhvillimi ekonomik i zonës do të arrihet përmes investimeve konkrete në pjesë të caktuara të komunës, me qëllim uljen e papunësisë dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Samir Mustafa /SHENJA/