Në gjysmën e vendit nëpër zonat rurale ka mungesë të mjekëve amë. Prej 96 mjekëve të planifikuar për zonat rurale, punojnë vetëm 44. Mungesë më të theksuar ka komuna e Resnjës. Drejtori i Fondit Shëndetësor Sasho Klekovski, tha se për 10 deri në 15 vite vendi do të ketë krizë serioze në sistemin shëndetësor.
“Kemi më pak se 50 për qind plotësim të ambulanteve rurale, dhe kjo është shenjë se duhet të kërkojmë masa për më tej. Masat duhet t’i inkurajojnë mjekët e rinj të fillojnë të punojnë në zonat rurale. Në Dibër ka mjek të papunësuar ndërsa ka vende të lira për mjek amë për zonat rurale. Në këtë drejtim duam ta ndryshojmë rregulloren që e rregullon këtë çështje, të sigurojmë liberalizim të mëtejshëm të kushteve për mjekët rural amë dhe të shohim se cilat janë pengesat që pamundëson mjekët e rinj të fillojnë të punojnë si mjekë amë rural”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.
Klekovski foli edhe për ankesat për ndërhyrjet e panevojshme kardiokirurgjie. Deri më ka 15 ankesa, pesë për mjekë dhe 10 për institucione shëndetësore. Ankesa më e vjetër është e vitit 2010.
“Ka tre kategori të ankesave. Njëra kategori është e mundur që pacientëve i është bërë ndërhyrje, pa pasur nevojë. Kategoria e dytë është ku pacientët është dashur t’i nënshtrohen ndërhyrjes, por nuk i është nënshtruar, dhe kategoria e tretë pacientëve i është bërë diçka që nuk do i ndihmojë ajo që i është bërë, në kuptimin që ndërhyrjet që janë bërë nuk ia kanë përmirësuar gjendjen shëndetësore”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.
Ndërkohë, për mungesën e terapive në Klinikën e Onkologjisë, drejtori i Fondit Shëndetësor, tha se për njërën terapi mungesa ka ndodhur për shkak të distributorit nga Turqia, ndërsa për terapinë e dytë pasi nuk është paraqitur asnjë kompani në tender. Ndërkohë për mungesën e tumor markerëve, Kelkovski tha se ato janë në dispozicion në 50 klinika shëndetësore dhe pacientët nuk janë të detyruar që vetëm në Klinikën e Onkologjisë t’i marrin këto shërbime. /Alsat.mk