Në emisionin “Debat në Shenja”, i ftuar kandidati i AKI-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi – Zejdi, shpalosi vizionin e tij për këtë fushatë zgjedhore. Ai premton një Shkup tërësisht të digjitalizuar dhe modern. Veçanërisht, premtoi një aplikacion unik ku qytetarët do të mund të kryejnë të gjitha shërbimet administrative, të ndjekin buxhetin publik në kohë reale dhe madje të kontrollojnë çdo tenderim përmes një brusmani të pavarur. Ku ky digjitalizim do të përfshihet edhe në trafik duke instaluar senzor për parking nëpër çdo rrugë.
Ndërsa në lidhje me numrin e pakët të përfaqësimit të shqiptarëve në Këshillin e Qytetit, Zejdi u shpreh se është për shkak të mos daljes sëvotimeve në komunat shqiptare, por ai beson se këtë herë kjo do të ndryshojë.
Skender Rexhepi Zejdi, kandidat për kryetar në Qytetin e Shkupit
“Në vendbanimet, komunat shqiptare jetojnë edhe etnite të tjera të cilat duhet doemos tu bëmë një ofertë reale programore që të kenë arsye pse të na përkrahin ato neve edhe në kuadër të Qytetit të Shkupit dhe këto lloj ofertash në vazhdim do t’ua japim ne atyre dhe jam më se i bindur që këto zgjedhje do të jenë me numër më të madh të këshilltarëve shqiptar nga të gjitha zgjedhjet deri sot”.
Nga ana tjetër, kandidati i VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ekziston diskriminim në aspekt të investimeve në Qytetin e Shkupit. Ai tha se pjesë e programit të tyre është zhvillimi i barabartë i të gjithë komunave, që nënkupton sa kontribuojmë aq edhe të marrin në kthim. Ndërkaq, ka deklaruar se në bazë të anketave të fundit, mundësit që ai të del në raundin e dytë janë të mëdha.
Bashkim Bakiu, Kandidati i VLEN-it për Qytetin e Shkupit
“Vij prej një komune e cila fatkeqësisht është e diskriminuar katër vitet e fundit, edhe në aspekt të kontributit të taksave të pronës, është interesant se si funksionon decentralizimi fiskal: aq sa kontribuohet nga komuna në Qendër, 95% kthehet në investim. Fatkeqësisht nuk ka ndodhur për komunën e Sarajit. Kjo e ndryshon gjithë garën e bën ndoshta më interesant”.
Sipas Bakiut, nëse ndodh kjo atëherë gjithçka do të ndryshojë, nga ku ai po ashtu premton duke paralajmëruar se ka dy forma të subvencionimit për bizneset e vogla dhe të mesme. Posaçërisht, Bakiu tha se në plan programin e tij, është parashikuar që t’ju ndihmohet këtyre subjekteve.
Anida Murati /SHENJA/