Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka kërkuar nga kryetari dhe nënkryetari i BDI-së që publikisht të tregojnë nëse, siç thotë ai, do të vazhdojnë ta lusin kryeministrin Hristijan Mickoski për t’u bërë pjesë e qeverisë
“Përfitoj nga rasti, publikisht t’i pyes Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin: A do të bëjnë qeveri me Mickovskin? Siç po qëndrojnë gjatë gjithë kohës, tek dera e qeverisë…dhe me kend duan të bëjnë qeveri? …pra duan pikërisht me Mickoskin! Ja tani publikisht po i pyes. Le të përgjigjen… A do të ndalojnë, apo do të vazhdojnë të qëndrojnë para qeverisë, para dyerve të VMRO-DPMNE-së dhe para Mickovskit, që ta lusin… Pa kryetar Kuvendi, me më pak ministra siç po tregojnë edhe partnerët e tyre, të cilat tanimë nuk janë bashkë. Pra, a do të përkrahin një qeveri, me “albanofobin” Mickovski të bëjnë qeveri? Në këtë duhet publikisht të përgjigjen!”, ka pyetur Mexhiti.
Kujtojmë se ditë më parë, Bujar Osmani e quajti kryeministrin Mickoski “albanofob”.
Data 02.10.2025
Aktuale
- Hetimet për ilaçet e rimbursueshme, Gjykata urdhëron kontrolle në kompanitë “Medyx Albania” dhe “Pharma Plus”, dyshohen si biznese satelite të Nadir Çaushollit
- Pas një periudhe të gjatë shihen pranë njëri-tjetrit Erdogan dhe Davutogllu
- (VIDEO) 40% e të miturve pijnë duhan, pjesa dërmuese janë 13 vjeçare
- (VIDEO) Dr. Mahmud Çevik viziton Maqedoninë e Veriut, për 20 vjet TIKA realizoi rreth 1.300 projekte
- (VIDEO) Rexhepi dhe Bakiu shpalosën vizionin e tyre për kryeqytetin
- Çfarë fshihet pas incidentit të dronëve në Danimarkë?
- Shkëndija elektrike djeg shtëpinë në Durrës, 42-vjeçarja humb jetën nga asfiksia
- Momenti kur Greta Thunberg ndalohet përsëri nga ushtria izraelite, pasi marina e rrethoi flotën e anijeve ndërsa ajo i afrohej Gazës