Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka vlerësuar se deputeti serb, Nenad Rashiq, i cili mbështet nga VV-ja, nuk ka ndonjë dallim të madh me Listën Serbe.
Në emisionin “Konfront” në KTV, ai ka thënë se Nenad Rashiq dhe Lista Serbe punojnë ditë e natë që ta minojnë rendin kushtetues.
Ai ka bërë me dije se të dy palët shfrytëzojnë privilegjet kushtetuese.
“Lista Serbe, njësoj si Nenad Rashiq i shfrytëzojnë të gjitha privilegjet e Republikës së Kosovës që ia jep Kushtetuta e Kosovës, Kuvendi i Kosovës. Por edhe Rashiqi edhe Lista Serbe, punojnë ditë e natë ta minojnë rendin kushtetues juridik të Kosovës. Nëse flasim në folklor politik, patriotik mund t’i ndajmë, por të njëjtit, të 10 deputetët i kanë votat nga qytetarët serbë.”, ka deklaruar Miftaraj.