Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë kritikat e ashpra të Papa Leo XIV ndaj politikës së imigracionit të SHBA-së, duke mbrojtur qasjen e administratës si ligjore dhe njerëzore.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u shpreh:
“Unë e hedh poshtë idenë se kjo administratë i trajton emigrantët e paligjshëm në mënyrë çnjerëzore. Kjo administratë është e përkushtuar për të zbatuar ligjet e vendit në mënyrën më humane të mundshme.”
Deklarata vjen një ditë pasi Papa Leo XIV kritikoi ashpër politikat kufitare të SHBA-së, duke i cilësuar ato si “çnjerëzore” dhe në kundërshtim me vlerat themelore të dinjitetit njerëzor dhe mikpritjes së personave në nevojë.