I pyetur lidhur me vazhdimin e partisë së tij “Populli” në koalicion me Ali Ahmetin, nëse kjo ka të bëj me dëgjueshmërin e e tij ndaj Ali Ahmetit, apo Ahmeti ka qenë korrekt ndaj tij, Rexhepi tha se deri sot, historikisht ka dëshmuar në çdo aktivitet të tij politik, që dëgjueshmëria e tij është konform interesave kombëtare.
“Këtë çështje e kam dëshmuar mjaft që asnjëherë nuk kam lejuar askush të imponojë mendimet të cilat unë nuk mund t’i përshtati në jetën time të përditshme apo nuk mund t’i akceptojë”, tha Rexhepi.
Sa i përket vazhdimit të idealeve të Lëvizjes BESA nën ombrellën e BDI-së, Rexhepi tha se ai ka qenë një nga themeluesit e Besës, por fatkeqësisht, idealet e asaj lëvizje, që në Lëvizjen Besa u thyen.
“Nuk u prit që të themelohet Alternativa apo të vije një koalicion tjetër. Idealet e Lëvizjes Besa janë që shqiptarët të jenë të zot të vetës së vet dhe të jenë të ngërthyer me identitetin e tyre edhe kombëtar edhe shpirtëror edhe kulturor dhe asnjëherë mos të nënshtrohen ndaj askujt pavarësishtë presioneve apo interesave politike”, tha Rexhepi.
Data 01.10.2025
Aktuale
- Izraeli kapi 6 anije të Flotës Globale Sumud, mes pengjeve është edhe Greta Thunberg
- Imet Shtrajku i BESËS i bashkohet AKI-së
- “Prioritet uji i pijshëm”, Muhamed Elmazi: Rrugën “Dardania” do ta bëjmë bulevard me 4 korsi
- Bakiu: Përmes dy formave do të mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme në qytetin e Shkupit
- Si janë raportet e Zejd Rexhepit me Ali Ahmetin?
- Bakiu: Duhet zhvillim i barabartë i të gjitha komunave, sa kontribuon aq edhe merr!
- Publikohen pamjet/ Momenti kur disa persona sulmojnë me shkopa bejsbolli makinën ku po udhëtonte 39-vjeçari
- Rexhepi: Është e obligueshme për shqiptarët të bëhen bashkë në momentin kur ju nëpërkëmbet dinjiteti!