Kandidati i VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ekziston diskriminim në aspekt të investimeve në Qytetin e Shkupit.
Ai tha se pjesë e programit të tyre është zhvillimi i barabartë i të gjithë komunave, që nënkupton sa kontribuojmë aq edhe të marrin në kthim.
“Vij prej një komune e cila fatkeqësisht është e diskriminuar katër vitet e fundit, edhe në aspekt të kontributit të taksave të pronës. Para 4 viteve Këshilli i komunës mori vendim që të rritet taksa për 50% që në fakt distribuuimi i tillë ndodh që 50% ajo rritje, e asaj shumës që kontribuon qytetari të shkon në kasën e Qytetit të Shkupit. Dhe në praktikë, kam studiuar në Trento kam jetuar atje 12 muaj, është interesant se si funksionon decentralizimi fiskal: aq sa kontribuohet nga komuna në Qendër, 95% kthehet në investim. Fatkeqësisht nuk ka ndodhur për komunën e Sarajit”, tha Bakiu.
Data 04.02.2026
Aktuale
- E thonë statistikat, Milani i Alegrit me hap kampioni në Serinë A
- ‘Ngujohet’ në ashensor një familje në Pejë, intervenojnë zjarrfikësit
- Bytyçi akuzon Ministrin e Kulturës në Shkup për diskriminim ndaj shqiptarëve
- Facebook sot ka përvjetorin e themelimit
- Lufta për fron në Çeçeni: Kush mund të jetë pasardhësi i Kadyrovit?
- 54.5% e shqiptarëve nuk përballojnë 1000 euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon
- Trump ul tarifat ndaj Indisë, Modi ‘pajtohet’ të ndalojë blerjen e naftës ruse
- Vritet Saif al-Islam, djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi


