Prej nesër fillon sezoni i ngrohjes 2025/2026 për konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit, me të cilin menaxhon SHA EMV.
Nga EMV apelojnë qytetarët të kryejnë me kohë riparimet e instalimeve të brendshme dhe të sigurojnë qasje të papenguar në nënstacionet e ngrohjes.
Përndryshe, sezoni zakonisht fillon më 15 tetor, por rregullorja lejon nisjen më herët nëse mesatarja ditore e temperaturave bie nën 12 gradë Celsius. Për nesër është parashikuar temperaturë mesatare prej 10 gradë, çka i plotëson kushtet për prodhim dhe shpërndarje të ngrohjes.