Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Resnjën, Jovan Tozievski, kërkon edhe një mandat tjetër për të realizuar projektet e filluara. Ai thotë se ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë në mënyrë transparente duke realizuar 170 projekte. Fokusi thotë ai se ka qenë dhe do të vazhdojnë të jetë te rrugët, kanalizimet, ndihmat sociale, çerdhet dhe shkollat. Tozievski beson në fitore që në rrethin e parë.
“Nuk kandidohem përsëri për të premtuar fjalë boshe. Kandidohem që ta vazhdojmë atë që kemi filluar me akoma më shumë fuqi dhe mençuri që del nga përvoja. Puna ekipore besoj se sjell sukses kurse pikërisht ekipi që rrinë afër meje janë njerëz që përfaqësojnë vlera të vërteta dhe duan një Prespë më të zhvilluar dhe me perspektivë. Duam që sa më shumë njerëz t’i shohin vlerat e vërteta te ne kurse paraprakisht i falënderoj njerëzit që e kanë vërejtur angazhimin tonë si VMRO-DPMNE, në realizimin e ideve dhe projekteve”, deklaroi Jovan Tozievski, kandidat për Prespën./ Alsat.mk