Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit Orce Gjorgjievski, në konventën partiake që simbolizoi fillimin zyrtar të fushatës, deklaroi se fokusi primar pas marrjes së mandatit do të jetë te pastërtia e qytetit. Ai njoftoi pastrim ditor të rrugëve dhe bulevardeve, pastrim të deponive dhe të mbeturinave dhe krijimin e të paktën 50 parqeve të reja nëpër lagje. Gjorgjievski tha se do të përkushtohet në revitalizimin e ndërmarrjeve publike.
“Secilin vendim në urbanizëm do ta sjellim bashkë, me ekip të ekspertëve më të mirë, arkitektë dhe inxhinierë ndërtimor. Për vendimet e mëdha do të kemi edhe konkurse ndërkombëtare sipas shembullit tonë në Kisella Vodë. Shtylla e dytë është ambient i shëndetshëm jetësor. Aksioni im i parë si kryetar komune do të jetë simbolik por thelbësor. Në 72 orët e para fillojmë më në fund me pastrim gjeneral të Shkupit, do t’i mobilizojmë të gjithë ndërmarrjet publike që ta pastrojmë secilin qosh. Pastaj vijon program katërvjeçar për një qytet pa deponi, me dronë, monitorim digjital dhe brigada ekologjike”, deklaroi Orce Gjorgjievski, VMRO-DPMNE.
Data 04.02.2026
Aktuale
- Protestat e romëve, Mickoski kërkon që policia ti përgjigjet ashpër dhunës
- Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive
- Virusi Nipah: A është Kosova në rrezik?
- Alarm për rritjen e duhanpirjes tek të rinjtë! Zafirovski: Edhe cigaret elektronike janë shumë të dëmshme
- Mickoski: Prokurori i ri shtetëror publik i cili duhet të zgjidhet së shpejti duhet të jetë mbrojtës i së drejtës
- Modul i ri elektronik për operacionet, Aliu: Shëndetësia po digjitalizohet!
- Safe City do ti “mbyt” DPF-at, mekanikët fërkojnë duart
- Mickoski pret nga kryeprokurori i ri të merret me rastet që janë në sirtar


