Kandidati i AKI-së Skender Rexhepi për kryetar të Qytetit të Shkupit, së bashku me bartësin Abdulselam Selamin kanë promovuar programin zgjedhor për Qytetin e Shkupit. Rexhepi njoftoi për synimet e tij si aplikacioni unik digjital për çdo qyetarë, transport publik me aplikacion të digjitalizuar, sensorë për mbeturinat, për rrjedhën e ujit, për parking dhe trafikë. Gjithashtu ai theksoi se shkollat do të jenë bashkëkohore, te digjitalizuara me klasa moderne. Rexhepi tha se plani detal urbanistikë do të revidohet, infrastrukturë, ujësjellës dhe kanalizim të rregulluar, mbjellje e 100 mijë fidanëve dhe synimi për një barazi zhvillimore në të gjitha komunat. ‘’Vizioni ynë është i qartë një Shkup i barabartë, një qytet për të gjithë, pa dallim lagjeje, komuniteti apo gjinie’’ theksoi Selami.
SKENDER REXHEPI-KANDIDAT PËR KRYETARË TË QYTETIT TE SHKUPIT
‘’Ne jemi këtu për të diskutuar për Qytetin e Shkupit do të bëjmë qendra innovative teknologjike, për të rinjët ku ata do të mundë bashkë me start up inkubator ku rinia do të mundë të jepë mendimet e tyre të krijojë, idetë e përbashkëta dhe ide zhvillimore në kuadër të programit tone, për gjelbërim të sigurojmë për të rinjët diku 5000 vende pune të cilët do të mundë të angazhohen në krijimet e kushteve më të mira për gjithë qytetarët së bashku’’.
Data 30.09.2025
Aktuale
- Arben Fetai: VLEN është gurthemeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen tonë
- “Mbante maskë dhe armë”- Zbardhet dëshmia e dëshmitarit në vrasjen e Elis Rroshkodolit: Qëlloi në drejtim të tij, donte të vriste dhe mua, i thashë…
- “Shoku i viktimës ishte në këmbë, ndërsa djali tjetër ishte i shtrirë në tokë”- Vrasja e Elis Rroshkodolit, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit! Voltan Xhani organizator i atentatit
- Përzgjedhja e kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë anulohet deri pas zgjedhjeve
- Delegacion i Kuvendit në Konferencën Ndërparlamentare në Danimarkë
- VLEN: Salla “Boris Trajkovski” sot kumbon nga NJË ZË shqiptar!
- Dyshohet për të shtëna me armë zjarri pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ja çfarë dyshohet se ndodhi
- Mickoski i garanton Ahmetit pensionim politik, reagon Bujar Osmani