Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se një nga projektet kryesore të programit të tij është modernizimi i shërbimeve komunale të pastrimit përmes vendosjes së kontejnerëve nëntokësorë.
Sipas tij, ky projekt kapital, i quajtur “Çair pa mbeturina në rrugë”, parashikon zëvendësimin e të gjithë kontejnerëve ekzistues me një sistem modern dhe efikas, me buxhet prej 120 milionë denarësh dhe afat zbatimi prej 36 muajsh.
“Kjo do të bëjë eliminim të ndotjes, fund të erërave të pakëndshme falë sistemit hermetikisht të mbyllur, kapacitet shumë më të madh grumbullimi (një kontejner nëntokësor zëvendëson 5–6 standardë) dhe parandalim të shpërndarjes së mbeturinave.
Zbatimi fillon menjëherë, me prioritet tek pikat më kritike të komunës.
Një komponent tjetër i këtij plani është partneriteti strategjik me Qytetin e Shkupit dhe NP “Higjiena Komunale”.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të krijohet një trup i përbashkët koordinues me plan dinamik pastrimi, do të rritet shpeshtësia e grumbullimit dhe larjes së rrugëve, ndërsa ekipe mobile do të ndërhyjnë menjëherë për të eliminuar çdo deponi ilegale ose grumbullim mbeturinash në terren.
Çairi do të ketë shërbime komunale moderne, funksionale dhe në standarde evropiane, një mjedis të pastër, të rregullt dhe të shëndetshëm për qytetarët tanë!”, ka deklaruar Mexhiti.
Data 04.02.2026
Aktuale
- GJKKO liron nga burgu vëllain e ish-deputetit të PS-së! Si Xhelal Rraja siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e Arben Ndokës
- DPHM: Deri të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm, nga e diela ftohtë dhe borë në male
- (VIDEO) MD: Provimi i jurisprudencës mund të bëhet vetëm në gjuhën maqedonase
- “Sindikata” kërkon që pagat e funksionarëve të ulen për 80%!
- Meidani dhe Kasami kthejnë miqësinë diplomatike
- VENDIMI/ U bllokua për rreth një vit, qeveria heq masat e përkohshme dhe hap rrjetin social “Tik-Tok”
- (VIDEO) Dosja Epstein, prokuroria heton pretendimet për transport të trurit të të vdekurve
- (VIDEO) Pagat në sektorin publik, Mickoski: Për 4 vjet do të sigurohet rritje prej 40%


