Pas protestës së djeshme të punonjësve të “Parqeve dhe Gjelbërimit” dhe kompanive “Florakom” dhe “Luna”, të cilët nuk i morën pagat e tyre, ata dolën sërish sot në protestë. Kryetari i sindikatës për veprimtari komunale tha se nëse kërkesa e punonjësve nuk zgjidhet, protesta do të radikalizohet, ndërsa propozohen edhe zgjidhje për problemin në këto ndërmarrje.
“Nëse gjatë ditës së sotme nuk paguhet rroga, ne do të vazhdojmë me protestat edhe nesër në të njëjtën kohë nga ora 10 deri në 12, por protestat do të jenë më radikale, përkatësisht me bllokim të më shumë rrugëve dhe kryqëzimeve në qytetin e Shkupit. Që nga nesër të fillohet me gjetjen e një modeli të financimit për këtë ndërmarrje, që të mos varet dhe të mos presim mjete – të mos them si kontribut vullnetar nga Qyteti i Shkupit – por të bazohet në një zgjidhje të qëndrueshme”, tha Stojançe Kashikovski, kryetar i Sindikatës .