Këshilli bashkiak i Milanos mori një vendim të madh. Në orën 3:45 të mëngjesit, pas një “beteje” ligjore dhe burokratike, me 24 vota pro dhe 20 kundër, Këshilli Bashkiak i Milanos miratoi shitjen e gjithë zonës së “San Siro”-s te Milani dhe Interi për ndërtimin e një stadiumi të ri modern.
Kjo marrëveshje mundëson plane për një stadium të ri, të përbashkët me kapacitet prej 70,000 deri në 80,000 vendesh dhe zhvillime komerciale për të adresuar kostot e mirëmbajtjes së stadiumit të vjetër, që tejkalojnë 100 milionë euro në vit dhe të ardhurat e ulëta nga dita e ndeshjeve.
Kryebashkiaku Xhiusepe Sala, theksoi nevojën që stadiumi i ri të hapet deri në vitin 2031 për të mbështetur ofertën e Milanos për të pritur ndeshjet e UEFA-s.