Zyra Islamaj, e cila ka mbajtur përkohësisht detyrën si kryetare e Bashkisë Tropojë, është marrë e pandehur nga SPAK.
Prokuroria ka vënë nën akuzë edhe një ndërtues.
Bëhet fjalë për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë, për të cilën ka dyshime se kryetarja në detyrë ka pasur interesa personale.
Vepra penale që është konstatuar nga SPAK është “korrupsion aktiv” dhe “korrupsion pasiv”, kryer në bashkëpunim.