Tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre persona tjerë në Ferizaj.
Gjatë përleshjes njëri ka tentuar të përdorë edhe armë zjarri.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse me vendit të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
“Ferizaj 28.09.2025-22:06. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes, njeri nga të dyshuarit ka ekspozuar edhe një armë zjarri duke u drejtuar viktimave. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Arma e zjarrit pistoletë me një karikator me katër fishekë dhe një leje per poligon janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.