Ditët po afrohen për ndeshjen e shumëpritur të kualifikueseve mes Serbisë dhe Shqipërisë. Komisioni Disiplinor i FIFA-s, po ashtu ka dënuar Federatën Serbe të Futbollit për incidentet gjatë ndeshjes me Anglinë në Beograd.
Kjo kishte çuar edhe në zhvendosjen e ndeshjes nga Beogradi siç ishte paraparë fillimisht.
Siç raportojnë mediat serbe, FIFA vendosi që ndeshja të luhet me vetëm 6.500 shikuesë të pranishëm. Kujtojmë se kjo ndeshje do të luhet në stadiumin, “Duboçica” të Leskovcit, më 11 tetor me fillim në orën 20:45. Kapaciteti I plotë I stadiumit është 8.136 vende /IndeksOnline/