Kryeministri Edi Rama është shprehur se çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes mund ta bëjë në shtëpinë e tij brenda dekadës tjetër.
Edi Rama: Ne duhet dhe mundemi të harmonizojmë arsimin e lartë më strategjinë tonë për inovacionin, nga klasat, laboratorët, start-up.
Ky s’është luks apo diçka e veçantë, por nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër çdo ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes të mund ta bëjë këtu në shtëpi.
Ne do të kërkojmë partneritete me universitete europiane dhe institute kërkimore, duke u siguruar që kurrikula jonë të përputhet me standardet më të larta europiane, është punë që ka nisur dhe po shohim hapat e parë.
Po kështu po shohim edhe rezultatet e para që janë inkurajuese.
Ky investim në arsim s’ka të bëjë vetëm me prodhimin e shkencëtarëve a inxhinierëve, por krijimin e një hapësire për njerëzit të mendojnë në mënyrë novatorësh, një brez që të çojë përpara ekonominë shqiptare e qeverisjen shqiptare.
Shqipëria është shumë e angazhuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm në llogaridhënie për të rinjtë tanë.